NJOFTIM!

Mė datė 25.03.2017 hyri nė fuqi ligji i ri nr. 17/2017 "Pėr disa ndryshime dhe shtesa nė ligjin 9947, datė 7.7.2008 "Pėr Pronėsinė Industriale", i miratuar nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė, mė datė 16.02.2017, botuar nė fletoren zyrtare nr. 43, datė 09.03.2017. Bazuar nė nenin 1 tė kėtij ligji, emėrtimi i institucionit “Drejtoria e Pėrgjithshme e Patentave dhe Markave” (DPPM) zėvendėsohet me emėrtimin “Drejtoria e Pėrgjithshme e Pronėsisė Industriale” (DPPI). Nė zbatimin tė ndryshimeve tė reja ligjore, DPPI njofton tė gjithė aplikantėt pėr regjistrimin e objekteve tė Pronėsisė Industriale t’i referohen parashikimeve tė kėtij ligji, duke filluar nga data e hyrjes sė tij nė fuqi, 25.03.2017.

Ligjin nė fuqi e gjeni nė linkun mė poshtė:

Fletore zyrtare nr.43 date 09 Mars 2017

Ky ligj u hartua nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Patentave dhe Markave me mbėshtetjen e Ministrisė sė Ekonomisė Turizmit, Tregtisė dhe Sipėrmarrjes duke u bazuar edhe nė konsultimin dhe bashkėpunimin e ngushtė me ekspertėt e organizatave ndėrkombėtare mė tė fuqishme nė botė mbi pronėsinė intelektuale si: Organizata Botėrore e Pronėsisė Intelektuale; Zyra Evropiane e Patentave dhe Zyra e Bashkimit Evropian pėr Pronėsinė Intelektuale.

Konkretisht objektivat qė synohen tė arrihen nėpėrmjet kėtij projektligji janė:
  • Lehtėsimi i procedurave tė ekzaminimit, si dhe krijimi i njė mjedisi ligjor pėr pėrmirėsimin e shėrbimeve elektronike dhe tė komunikimit. Krijimi i mundėsisė sė aplikimit on-line nė funksion tė lehtėsimit tė procedurave.
  • Krijimi i bazės ligjore pėr sigurimin e objekteve tė PI-sė, si dhe pėr pėrdorimin e tyre si kolateral, me qėllim qė objektet e PI-sė tė marrin nė treg vlerėn qė u takon.)
  • Rregullimi i disa procedurave dhe kompetencave tė DPPM, bazuar nė praktikėn e kombėtare dhe atė ndėrkombėtare tė zbatimit tė ligjit nė fushėn e PI-sė.
  • Pėrcaktimi ligjor i kritereve pėr markat e mirėnjohura.
  • Krijimi i bazės ligjore pėr liēensimin e ekspertėve tė PI nga DPPI pėr nevojat e proceseve gjyqėsore dhe tė hetimit.
  • Krijimi i bazės ligjore pėr krijimin e dhomės sė shqyrtimit tė kėrkesave pėr shfuqizim/zhvlerėsim si dhe dhomės pėr shqyrtimin e kundėrshtimeve, si struktura brenda DPPI.
  • Pėrcaktimi i kompetencave tė dhomės pėr shfuqizim/ zhvlerėsim si dhe dhomės pėr shqyrtimin e kundėrshtimeve.
  • Saktėsimi i procedurave per rregjistrimin e treguesve gjeografikė dhe emertimeve tė origjinės me qėllim eleminimin e problemeve tė hasura nė praktikė.
  • Rikompozimi i Bordit tė Apelit si njė strukturė edhe me ekspertė tė jashtėm, dhe pajisja e tij kompetenca tė rėndėsishme ligjore.
  • Rishikimi i kritereve pėr licensimin e pėrfaqėsuesve tė autorizuar.
  • Ndryshimi i emėrtimit dhe strukturės administrative tė DPPI nga njė institucion publik buxhetor nė njė Agjenci Autonome nė bazė tė neneve 10 e 20 tė Ligjit nr. 90/2012, “Pėr organizimin dhe funksionimin e administratės shtetėrore,” me qėllim forcimin e kapaciteteve administrative dhe financiare, si element kryesor i realizimit tė misionit tė saj.
  • Klikoni kėtu pėr tė hapur faqen